MENU
klinika

Çështja McGonigal

Dashnor Sula i drejtohet Ramës: A do e kalosh dot oqeanin ti pas disa muajsh?

02.03.2023 - 18:32

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nga çështja McGonigal do të ketë vetëm dy mundësi. Gjatë fjalës në Kuvend, Sula u shpreh se Rama ose do të fundoset nga kjo çështje ose do të lartësohet akoma më shumë. Po ashtu ai i drejtoi Ramës të njëjtën pyetje që kryeministri i bëri Berishës, a do e kaloi ai oqeanin pas disa muajsh apo vitesh.

“McGonigal iu rrujti lekët shqiptarëve. Pse nuk përmend aktakuza kryeministrat e tjerë, po na përmend ne, vetëm juve ju qëllojnë këto gangsterat, deputet e kryetar bashkisë trafikant, ju i gjeni dhe Brenda dhe jashtë shtetit, pse s’kapët ndonjë burrë të mirë të FBI, nuk është pa faj as opozita, që ndërtoi këtë makineri të së keqes, pikërisht nga ndryshimet e 2008 i vutë Kamzën demokracisë, ka një rrugë të vetme që ky vend të shpëtoj, për të hequr morrat, i duhen duart e tjetrit, që do të thotë ishin ndërkombëtarët që ndërtuan reformën në drejtësi, tani ka ardhur ora që drejtësia të pastroj morrat e politikës në Shqipëri, unë besoj që drejtësia është më e mirë se dje, po nuk është meritë e kësaj politike. Të gjithë janë në hall, qoftë me SPAK këtu dhe me drejtësinë amerikane, kartoni kuq iu ka dalë dhe qeverisë suaj dhe kryeministrit. Do flasë drejtësia amerikane dhe sigurisht që drejtësia amerikane nuk e ka me ngut, por jam i bindur që kartoni i kuq iu ka dalë dhe qeverisë suaj edhe kryeministrit. Nga kjo histori, kryeministri ynë, ose do fundoset ose do lartësohet. Unë kam bindjen që i ka ardhur radha edhe kryeministrit. Pyetja ime, siç ia bëri Sali Berishës, Edi Rama. A e kalon dot oqeain kryeministri jonë tashmë, nesër, mbas disa muajsh apo vitesh?”, theksoi ai.