Një shtetas është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi kanë dhunuar për shkak të detyrës 2 mjekë në spitalin e Kukësit.
Bëhet fjalë për dy vëllezër me iniciale I.V,, 31 vjeç, i cili është vënë në pranga dhe shtetasin H.V., 41 vjeç, i cili po kërkohet nga policia.
Ende nuk dihen shkaqet e dhunës së ushtruar ndaj mjekëve.
Njoftim i plotë policie:
DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.