Manchester United iu rikthye trofeve pas gjashtë vitesh, duke mposhtur Newcastle në finalen e Kupës së Ligës. Vetëm pak ditë më vonë, “Djajtë e Kuq” fituan 3-1 ndaj West Hamit dhe kaluan në çerekfinale të FA Cup. Në të njëjtën kohë, skuadra e Erik Ten Hag është në “Top-8” të Europa League , duke i treguar gjithë botës së futbollit se janë rikthyer përgjithmonë…
Lojtarët e United kanë fituar tashmë rreth 65.000 € në bonuse për fitimin Kupën e Ligës dhe sipas informacioneve nga Daily Mail ata do të ketë një bonus shtesë prej 95.000 € për lojtar për secilin nga FA Cup dhe Europa League. Sigurisht që shpërblimi rritet në 280 mijë euro në rast të fitimit të Premier League! (United është aktualisht -11 prapa liderit Arsenal).
Duke pasur parasysh rikthimin e formës nën drejtimin e Ten Haag, një fitore e trefishtë nuk duket e largët, veçanërisht pasi trofeu i parë tashmë është në çantë. United është gjithashtu favorit për Europa League dhe favorit i dytë, pas Manchester Cityt, për Kupën FA.
Trajneri holandez, natyrisht, minimizoi shanset e ekipit të tij për të fituar të katër trofetë. Ai pranoi se lojtarët e tij janë të fokusuar vetëm në ndeshjen e ardhshme dhe i etiketoi ata që besojnë se klubi mund ta mbyllë sezonin me katër nderime të mëdha “ëndërrimtarë”. “Ne nuk po flasim për këtë, ne po flasim për ndeshjen e ardhshme (kundër Liverpoolit) dhe është një lojë e madhe”,- tha Ten Haag për Sky Sports për mundësinë historike të një katërfishe.