MENU
klinika

Kapen 5.6 kg kanabis

Dy operacione antidrogë në Shkodër, 7 në pranga!

09.03.2023 - 14:08

Dy operacione antidrogë janë zhvilluar në Shkodër ku janë arrestuar 7 persona dhe janë sekuestruar 5.6 kg kanabis. Gjatë operacionit ‘Bleran’, u arrestuan Pjetër Ashta dhe Dodë Ashta.

Ndërsa gjatë operacionit policor “Sheshi” u arrestuan, Artilas Vuksani, Emiljan Vuksani, Robert Pepniku, Robert Preka dhe Rajmond Kola

Dy operacionet janë zhvilluar gjatë 12 orëve të fundit për shpërndarje të lëndëve narkotike

Gjatë operacionit ‘Bleran’, në banesën e Pjetër dhe Dodë Ashta babë e bir në fshatin Bardhaj në banesën e tyre janë gjetur 5.6 kg kanabis, e cila u sekuestrua bashkë me 2 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta persona ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktiviteteve kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha