MENU
klinika

Të dy përfundojnë në spital

Tepelenë/ 42-vjeçari godet me thikë gruan dhe më pas veten!

30.03.2023 - 12:36

Një 42-vjeçar ka goditur me thikë gruan e tij 40-vjeçare në Tepelenë mëngjesin e sotëm pas një sherri të çastit. Pas kësaj ai ka tentuar edhe të vrasë veten. Por të dy bashkëshortët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes”, ka njoftuar policia.