Kryeministri Edi Rama të enjten do të zhvillojë një vizitë në Londër, ku do të takohet me kryeministrin britnik, Rishi Sunak.
Bëhet me dije se Rama do të takohet me Sunak dhe do të diskutojnë për dy çështje që janë, krimi dhe emigracioni.
“Të enjten në Londër Rama ka një takim me Rishi Sunak, dy çështjet që do diskutohen janë krimi dhe emigracioni”, tha Muhamed Veliu.
Kujtojmë që qeveria shqiptare me atë të britanisë kanë pasur përplasje për shkak të emigrantëve, ku shpesh Tirana ka kritikuar britanikët për gjuhën e përdorur.
Mirëpo në dhjetor të 2022 patëm dhe një marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha, ku mes tyre ishte dhe për emigracionin. Dy qeveritë ranë dakord të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune, Home Office me ekip ekspertësh.