MENU
klinika

Kampion bote në bilardo

Eklent Kaçi nderon sërish Shqipërinë

05.03.2023 - 17:59

Sportisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e “dhjetëshit”. Kurbinasi ishte më i mirë se spanjolli Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7. Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi.

Eklent Kaci përmbysi ndeshjen kundër kampionit të botës, me spanjollin që nuk ia doli të vendosë rekord me tre tituj kampion bote në tre disiplina të ndryshme brenda vitit. Nga 5-1 për spanjollin, Kaçi fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit.

Tanimë kurbinasi përsërit suksesin e një viti më parë, aty ku u shpall kampion bote. Kaçi edhe në 2021 bëri një paraqitje për t’u mbajtur mend, duke marrë vetëm vendin e tretë.

Kështu, sportisti shqiptar u ngjit në majë të podiumit dhe arkëtoi çmimin e madh prej 60 mijë dollarësh për fitimin e Predator World Championship në disiplinën e dhjetëshit.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin