MENU
klinika

7 ende në pikëpyetje!

Emrat/ Një javë nga afati, PS pa dilema për 54 kryebashkiakë

20.03.2023 - 17:30

25 marsi nuk do të jetë një ditë feste për të gjithë kryebashkiakët aktualë të Partisë Socialiste, pasi disa prej tyre nuk do të rizgjidhen për të rikanduar për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit. Përmes burimeve Report Tv ka mësuar se Qarku i Tiranës do të mbetet i pandryshueshëm duke i dhënë shansin për rikandimim 5 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa zbardhen emrat e mundshëm që përfliten si të preferuar nga socialistët dhe që do t’i prezantohen kryesisë në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, kur pritet edhe të ketë një vendim, teksa afati i fundit i paraqitjes së listës në KQZ është e hëna e 27 marsit.

Burimet bëjnë me dije se janë ende 7 kandidatë në pikëpyetje dhe që po shqyrtohen kandidaturat, midis tyre, Jorgo Goro kryebashkiaku i Himarës, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi , kryebashkiaku i Kucovës Kreshnik Hajdari, në pikëpyetje mbetet Bashkia e Bulqizës për shkak të arrestimit të ish kryetarit Lefter Alla. Ende nuk informacion nëse do të ketë një mundësi tjetër për Fredi Kokoneshin në Divjakë dhe Rajmonda Balilajn në Patos.

Risi në këtë garë do të jetë kandidati Ermal Dredha i cili pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë që deputeti Besjan Ajazi do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit dhe një tjetër deputet që pritet të lëri mandatin për të sfiduar kundërshtarët në bashkinë e Shkodrës është Benet Beci. Sipas burimeve PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë e garës do të jetë kandidati Olti Caci. Po e njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshin, në Has me kandidatin Halit Mulaj, Konispol me kandidatin Erges Dule dhe Bashkia Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi. Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Emrat e kandidatëve socialistë për kryebashkiakë që pritet të konfirmohen nga Kryesia e PS
QARKU SHKODËR
Bashkia Shkodër – Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci
Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli
QARKU KUKËS
Bashkia Has – Halit Mulaj
Bashkia Kukës – Safet Gjici
Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi
QARKU LEZHË
Bashkia Kurbin – Majlinda Cara
Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu
Bashkia Mirditë – Nrec Deda
QARKU TIRANË
Bashkia Tiranë – Erion Veliaj
Bashkia Kamëz – Rakip Suli
Bashkia Kavajë – Redjan Krali
Bashkia Vorë – Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla
QARKU BERAT
Bashkia Berat – Ervin Demo
Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar – Adriatik Mema
Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime
QARKU DIBËR
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Peshkopi – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos – Ilmi Hoxha
Bashkia Mat – Agron Malaj
QARKU VLORË
Bashkia Vlorë – Ermal Dredha
Bashkia Selenicë – Dhimo
Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi
Bashkia Finiq – Kristo Kiço
Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Konispol – Erges Dule
Bashkia Sarandë – Olti Caci
QARKU ELBASAN
Bashkia Elbasan- Gledian Llatja
Bashkia Belsh – Arif Tafani
Bashkia Cërrik – Andis Sala
Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha
Bashkia Prrenjas – Nuri Belba
Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi
QARKU FIER
Bashkia Fier – Armando Subashi
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili
Bashkia Patos – E papërcaktuar
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi
QARKU GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni
Bashkia Libohovë – Leonard Hide
Bashkia Memaliaj – Gjolek Guci
Bashkia Përmet – Alma Hoxha
QARKU KORCË
Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë – Erion Isai
Bashkia Devoll – Eduard Duro
Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec – Pali Kolefski
QARKU DURRËS
Bashkia Durrës – Emiriana Sako
Bashkia Krujë – Redon Roshi
Bashkia Shijak – Elton Arbana

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një koment edhe për Subashin e Fierit

Zgjedhjet/ Balla konfirmon kandidatin e Mallakatrës!