MENU
klinika

Tregu i punës në BE është në vështirësi

Europianët nuk duan më të punojnë si më parë!

27.03.2023 - 20:43

Tregu europian I punës është në vështirësi. Punëdhënësit po luftojnë për të gjetur profile të duhura të personave jo vetëm në industrinë e hoteleve dhe restoranteve. Ndërkohë, duke nxitur më tej kërkesën, në fund të vitit 2022 bumi i largimeve vullnetare arriti kulmin në vende si Italia, Spanja dhe Franca, duke u bërë simptoma më evidente e faktit se europianët pas pandemisë nuk duan më të punojnë si më parë.

Në Gjermani, indeksi i mungesës së fuqisë punëtore shënoi një rritje të katërt radhazi në shkurt të këtij viti, duke treguar vështirësitë në rritje në plotësimin e vendeve vakante në agjencitë e punësimit. Gjithashtu, për shkak të tendencës progresive të rënies demografike që vërehet në vend, nevoja për punëtorë është gjithnjë e më e madhe.

Në Spanjë, në vitin 2022, vendet e lira të punës u rritën me 150% në sektorin e transportit, me 111% në administratën publike, me 91% në aktivitetet profesionale dhe teknike. Por, në terma absolutë mungesat më të mëdha për një total prej rreth 140,000 njësi janë të përqendruara në industri dhe ndërtim.

Në Holandë, aktualisht ka 123 vende të lira pune për çdo njëqind të papunë, 15 herë më shumë se në Francë, ku, në korrik 2022, përqindja e kompanive industriale që raportonin vështirësi në rekrutim kishte arritur në 67%, një nivel i paparë që nga viti 1991. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë italiane, të cilat në janar kërkonin mbi 500 mijë punëtorë.

Paralelisht, pothuajse si një paradoks i brendshëm i tregut aktual të punës, largimet vullnetare janë gjithashtu në rritje në disa vende. Franca arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022, me më shumë se 2.16 milionë kontrata të ndërprera me kërkesë të punëtorit. Në raport me numrin e punonjësve, shkalla e dorëheqjeve ishte 2.7% në tremujorin e parë të 2022, jo shumë larg nga ajo e Shteteve të Bashkuara ku të ashtuquajturat “dorëheqje të mëdha” arritën kulmin në 3% në dhjetor 2021.

Në Itali në vitin 2022 u regjistruan pothuajse 2.2 milionë largime vullnetare, 13.8% më shumë se në 2021. Në Spanjë, ku e vetmja statistikë e fenomenit është ajo e lidhur me numrat e sigurimeve shoqërore, në vitin 2022 janë rreth 70 mijë punëtorë me kontrata të përhershme që kanë hequr dorë nga puna, më shumë se në çdo vit që nga viti 2001, kur filloi kjo statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historitë e tmerrshme nga pavijonet me pacientë në prag të vdekjes

‘The Economist’: Trauma kolektive që po shkakton Covid

RT/ Keizer:Amerika po bëhet Arabia Sudite!

“Paratë i marrin bankat mumje, ekonomia po vdes…”

Intervista e drejtorit të SIGAL Uniqa Group Austria

“Pandemia goditi bizneset por krijoi dhe mundësi të reja”