MENU
klinika

Rritja po udhëhiqet nga ushqimet

FMN: Efektet e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE

09.03.2023 - 10:53

Efektet e inflacionit në Shqipëri dhe në Ballkan janë më të ashpra se në Bashkimin Europian, pasi rritja po udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve, ndryshe nga Europa që po ndikohet nga energjia.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim për efektet e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se rajoni po përballet me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990.

Përgjithësisht pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore në Ballkan është 42% e shpenzimeve mujore vë në dukje studimi i FMN-së. Të dhënat nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e fortë për grupin e produkteve ushqimore duke e bërë më të ashpër rritjen e çmimeve në një Rajon ku varfëria është ende në nivele të larta.

Fondi rekomandon se me karakteristikat specifike të inflacionit në ekonomitë e Rajonit meritojnë vëmendje të mëtejshme. Ndryshe nga BE, çmimet e ushqimeve kanë pasur një rol relativisht më të madh, ndërsa inflacioni i energjisë një rol më të vogël në Ballkanin Perëndimor.

Sakaq peshës së lartë të ushqimeve në shpenzimet konsumatore i korrespondon një nivel më i ulët të ardhurash. Çmimet e ushqimeve në Ballkan janë rritur me ritme më të larta se në BE për tre arsye kryesore sipas FMN:

-Se pari një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme për shkak të peshës së lartë të importeve. Kategoria kryesore e ushqimeve të shportës, si drithërat, vajrat vegjetale pësuan goditje të menjëhershme nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u rritur me 9.4 % në Ballkan, ndërsa në BE u rriten me vetëm 3.2%.

Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë në Rajon bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshëm. Por gjithashtu çmimet nga tregjet ndërkombëtare përçohen në nivele më të larta se ndryshimet reale;

-Së treti ndryshimet klimaterike me thatësira e mungesë reshje dëmtuan shumë prodhime vendase sidomos në Bosnjë dhe në Serbi.

Sakaq pesha e produkteve energjetike në shportën e IÇK-së në Ballkan është e ngjashme me atë të BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, por në të njëjtën kohë, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor përjetuan inflacion më të ulët të çmimit energjisë krahasuar me BE-në për shkak se përmbushën shumicën e nevojave për konsum nga tregu vendas.

Megjithatë çmimet e larta të karburanteve u përcollën në tregjet e brendshme të Ballkanit dhe ndikuan në çmime më të larta në sektorin e transportit në të gjitha vendet./ Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN