MENU
klinika

Miqësia mes dy miliarderëve

Gates tregon këshillat më të vyera që ka marrë nga Warren Buffett

22.03.2023 - 10:36

Edhe inteligjenca artificiale dëshiron të mësojë nga Bill Gates.

Kur bashkë-themeluesi i Microsoft-it u ul për një intervistë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak muajin e kaluar, të dy iu përgjigjën pyetjeve që ishin përgatitur nga një chatbot i inteligjencës artificiale si ChatGPT.

Softueri e pyeti Gates për këshillat më të mira që ka marrë ndonjëherë dhe sesi ato kanë ndikuar në jetën e tij. Si përgjigje, 67-vjeçari listoi një sërë këshillash që i ka dhënë miku i tij i vjetër, miliarderi Warren Buffett.

“Warren Buffett thotë se në fund, ajo që ka rëndësi është sesi miqtë tuaj mendojnë vërtetë për ju dhe sesa të forta janë ato miqësi,” tregoi Gates.

Gates dhe Buffett kanë qenë miq për më shumë se tre dekada. Interesat e tyre të përbashkëta shkojnë përtej pasurisë së tyre: Ata bashkëthemeluan The Giving Pledge, që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

Gates ka folur edhe më parë për mësimet që ka marrë nga 92-vjeçari Buffett, nga investimi deri te menaxhimi i kohës. Në krye të listës, ai vendos këshillat që Buffett i ka dhënë për miqësinë.

“Kam mësuar shumë gjëra nga Warren gjatë 25 viteve të fundit, por ndoshta gjëja më e rëndësishme është se çfarë është miqësia,” shkroi Gates në një postim të vitit 2016 .

Edhe pse ai ka një orar të ngjeshur, Warren ende gjen kohë për të mbajtur gjallë miqësitë, si pak njerëz të tjerë që njoh,” shtoi Gates.

“Ai telefonon për të përshëndetur. Më dërgon rregullisht artikuj që i lexon dhe mendon se do të më duken interesante.”

Buffett shpesh flet për rëndësinë e zgjedhjes së miqve të mirë dhe të qenit një mik i mirë vetë. Kjo do të thotë të rrethosh veten “me njerëz që janë më të mirë se vetja”, në mënyrë që të mund të mësosh prej tyre dhe të frymëzohesh prej tyre, tha ai në një bisedë të vitit 2017 me Gates në Universitetin e Kolumbisë.

“Do të lëvizni në drejtimin e njerëzve me të cilët shoqëroheni.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për këtë sezon veror, ndryshe...

5 librat që rekomandon Bill Gates


Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?