MENU
klinika

Kosovë

Gazmend Hoxha zgjidhet në krye të Policisë

08.03.2023 - 12:46

Gazmend Hoxha është zgjedhur këtë të mërkurë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai është emëruar në këtë post pas një konkursi dhe në fund me vendim të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Hoxha deri më sot ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Departamentit për Operacione.

“Sipas ligjit, sipas kushtetutës unë kam dorëzuar një emër jo shumë emra, të një eprori të lartë të policisë së Kosovës, për tu zgjedhur në mbledhjen, e qeverisë. Po është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të policisë së Kosovës”, është shprehu Sveçla.

Që nga muaji gusht i vitit 2022, Policia e Kosovës mbeti pa drejtor pas dorëheqjes së ish-drejtorit të PK-së, Samedin Mehmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dick Marty jeton nën mbrojtje të rreptë policore

“”Shërbimet serbe donin të më vrisnin e të fajësonin shqiptarët”