24.03.2023 - 23:02
Supersfida Francë-Holandë në kuadër të kualifikueseve të Euro-2024, ka nisur fuqishëm, me francezët të cilët kanë sulmuar vazhdimisht duke arritur rezultat të thellë që në pjesën e parë.
Brenda 20 minutave, Franca kaloi në epërsi 3-0 përballë një Holande të përgjumur.
I pari që shënoi ishte Griezman i cili gjeti rrjetën në minutën e dytë të lojës. Më pas Dayot Upamencano dyfishoi shifrat në minutën e tetë dhe Mbappe shënoi golin e tretë në minutën 21, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.
Një rikthim i ‘tulipanëve’ duket pothuajse i pamundur.