MENU
klinika

Gjunjëzojnë 'tulipanët' brenda 21 minutave lojë!

‘Gjelat’ të pandalshëm përballë Holandës!

24.03.2023 - 23:02

Supersfida Francë-Holandë në kuadër të kualifikueseve të Euro-2024, ka nisur fuqishëm, me francezët të cilët kanë sulmuar vazhdimisht duke arritur rezultat të thellë që në pjesën e parë.

Brenda 20 minutave, Franca kaloi në epërsi 3-0 përballë një Holande të përgjumur.

I pari që shënoi ishte Griezman i cili gjeti rrjetën në minutën e dytë të lojës. Më pas Dayot Upamencano dyfishoi shifrat në minutën e tetë dhe Mbappe shënoi golin e tretë në minutën 21, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.

Një rikthim i ‘tulipanëve’ duket pothuajse i pamundur.