Totenhem dhe Formula 1 kanë nënshkruar një marrëveshje 15- vjeçare bashkëpunimi. Klubi anglez dhe “circus” tashmë janë partnerë në projektin më të ri mes futbollit dhe motosportit, disiplina që do t’i bashkojë stadiumi i ri modern në Londër.
Kështu, marrëveshja mes palëve konsiston në shfrytëzimin e stadiumit për garat “kart” elektrike me pistën “indoor” që do të improvizohet në terrenin e stadiumit dhe do të jetë më e gjata në Londër.
Ky është shembulli më i fundit që tregon se tashmë arenat moderne janë multifunksionale duke përfshirë një gamë të gjerë sportesh dhe eventesh.
Por për sa i përket bashkëpunimit mes futbollit dhe automobilizmit, eksperienca e këtij lloji është një risi në stadiumet europiane. Do të ketë pista të ndara “karting” për të rritur dhe fëmijë, por gjithashtu mbahen edhe gara motoçiklizmi.
View this post on Instagram