MENU
klinika

"Po ndjek politikën e Putinit"

Gjukanoviç: Serbia e ka humbur Kosovën

30.03.2023 - 12:32

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaroi se Serbia e ka humbur Kosovën, edhe pse nuk e pranon faktin që është shtet i pavarur.

Deklaratën, Gjukanoviç e dha teksa mbajti fjalën e tij ku ishte i ftuar në panelin Insituti për Paqe mbi Sigurinë në Evropë, shkruan Vijesti.

Sipas Gjukanoviçit, Serbia po ndjek politikën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili kërkon të rikthejë sovjetizmin.

“Serbia nuk e pranon që Kosova është e pavarur, po përpiqet në çdo mënyrë që t’i kthejë gjërat në fillim dhe të tregojë e dëshmojë se Kosova duhet të jetë në Serbi, është një politikë revizionizmi dhe është si politika e Putinit për të rikthyer sovjetizmin. Fatkeqësisht, Serbia e humbi Kosovën”, theksoi ai.