MENU
klinika

Debat në seancë

Gjyqi për vulën e PD-së/ “Do të shprehemi pasi të dëgjojmë palët”

03.03.2023 - 14:54

Seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike vijon në Gjykatën e Apelit.

Gjykata: Dëgjuam kërkesën paraprake dhe vlerësojmë se nisur nga fakti mbi legjitimimin e ankuesit ndërthuren me ankimin, vlerësojmë që do të shprehemi pasi të dëgjojmë palët.
Më parë trupa gjykuese u tërhoq në Dhomë Këshillimi, pasi avokatët e vulës bënë kërkesë paraprake për të mos pranuar si palë ata të Lulzim Bashës.

Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso kërkon që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.
Ivi Kaso: Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se trupa gjykuese duhet të shqyrtojë të gjitha elementet.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti procedurial. Ne dy avokatët mendojmë që kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë të tërë elementët dhe pesë ditë më parë edhe shtesa mbi ankesën tonë.

Ivi Kaso: Ankimi nuk përmbush kushtet, Alibeaj nuk është përfaqësues i ndonjë pale në gjyqin që u mbajt në shkallën e Parë. Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimimi. Neni 442 e thotë. Duhet të jesh palë për të patur mundësinë pra duhet pozita prceduriale e ankimuesit.

Kaso: Rezulton se nga përmbajtja e vendimit në shkallën e parë nuk la patur palë të tjera. Në rastin objekt shqyrtimi , vullneti i PD për të mos ushtruar ankim ndaj vendimit të marsit është i qartë, vullneti ka qenë i qartë.

Ivi Kaso: Alibeaj pretendon që është nënkryetar i partisë nga statut që një Kuvend tjetër nuk e njeh.

Kaso: Ankuesi nuk rezulton ende ligjërisht i regjistruar dhe ky fakt duhet të ishte konstatuar nga gjyqtarja Blerina Muça.

Kaso: Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për ta zgjedhur atë kryetare. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit.

Kaso: Gjykata duhet te vendosë mos pranimin e ankimit.

Indrit Sefa: Dua t’i bëj ca pyetje palës kërkuese. E para pala pretendoi faktin që nuk është përdorur nga PD asnjë mjet procedurial për të ndërhyrë në gjykim. Neni 189 : kushdo mund të ndërhyjë në një proces gjyqësor kur pretendon , duke ngritur padi.

Sefa: Kushdo mund të ndërhyjë në një proces. Neni 192 , secila palë mund të thërrasë . Personi i tretë thirret në seancë gjyqësore.

Sefa: Zonja gjyqtare vijmë tek vërtetimi i faktit. Zoti Lulzim Basha paraqitit kërkesë dhe në këtë moment Agron Zhukri duhet të pushonte gjykimin.

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit. Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Ndërkohë, në një njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare. Protestuesit do të mblidhen para Kryeministrisë rreth orës 12:00. Për pasojë, në disa akse rrugore do të bllokohet qarkullimi. Konkretisht, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin që do të japë Gjykata e Apelit.

Çështja po shqyrtohet nga Elona Mihali, gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Gjyqtarët do të vendosin mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim.

Nëse Apeli do të lërë në fuqi vendimin e Zhukrit, do të jetë Sali Berisha ai që do të marrë kontrollin e Partisë Demokratike por kjo do të kërkojë kohë deri sa të regjistrohet Berisha si kryetar.

Vendimmarrja e sotme do të njihte Komisionin e Rithemelimit, dhe më pas përmes procedurave do të njihej Berisha, dhe ai më pas do të futet në garë me kandidatët e dalë nga procesi i primareve.

Por nëse Apeli do të rrëzojë vendimin e Zhukrit, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me PD-në. Nëse fiton Alibeaj, berishës do t’i duhet të gjejë një mënyrë tjetër për t’u futur në zgjedhje. Kujtojmë se më 25 mars 2022 gjyqtari Agron Zhukri vendosi Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër në cilësinë e nënkryetarit, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN