MENU
klinika

"Ja pse nuk isha në mbledhjen e zhvilluar nga Alibeaj"

Godole flet për zhvillimet në selinë blu: Situatë tragjiko-komike

07.03.2023 - 17:53

Drejtuesja e Sekretariatit të të Përndjekurve Politik në PD, Jonila Godole e ka cilësuar “tragjiko-komike” situatën e krijuar në Partinë Demokratike që pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për vulën.

Në një intervistë për News24, Godole u shpreh se nuk ishte e pranishme në mbledhjen e zhvilluar dje nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Godole tha se nuk mund të shkonte në një mbledhje në hotel si “ilegale”.

Jonila Godole: Nuk isha pasi ishte ditë e hënë dhe kisha mësim për të dhënë. Ishte dhe dita e parë e sezonit të ri. Bëra një pyetje se ku do zhvillohej mbledhja. Mbledhja do zhvillohej në hotel. Thashë që nuk do shkoja në një mbledhje si ilegale, kur të zhvillohet në seli. Unë nuk pata asnjë zyrë.

Në një hotel mu duk adekuante dhe ironike, pasi pak ditë më parë mori vulën dhe pastaj zhvillon një takim në hotel. Situatë tragjiko-komike për mua.

PD po shkon drejt zgjedhjeve duke u marrë ende me veten. Jemi ende në fillim të saj, saqë zgjedhjet janë për 2 muaj. Ekuacioni Foltore, PD është e vështirë. Është e njëjta parti. Nga shtatori i 2021, ndodhi një çarje e madhe, e ndoshta jo aq sa e mendonim.

Është një hall personal në çastin kur njëri jep dorëheqjen do të ishte një mënyrë e mirë për të parë nëse do kishim një problem