19.03.2023 - 17:41
Arsenali fitoi 3-1 me Crystal Palace për javën e 28-të në Premier League. Në këtë duel golin e tretë për vendasit e shënoi Granit Xhaka. Shqiptaro-zvicerani dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55 të ndeshjes.
Pas një aksioni model dhe pasimit final të Trossard, Xhaka dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur gardianin Uitëorth. Kapiteni i Arsenalit gjen golin e katërt këtë sezon në elitën e Anglisë në futboll, teksa disa ditë më parë shënoi edhe në Europa League, paçka se “Topçinjtë” u eliminuan.