MENU
klinika

"Fillon punën Banka Zhvillimore e Fondi Sovran"

Hoti ironizon qeverinë Kurti: Së shpejti s’do ketë më krizë!

04.03.2023 - 16:54

 Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me Qeverinë Kurti për Bankën Zhvillimore dhe Fondin Sovran. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Hoti ka përmendur shtrenjtimin e faturave të tatimit në pronë, shtrenjtimin e faturave të energjisë që pritet të ndodhë nga 1 prilli, 2.5 miliardë eurot e Trustit që s’ka kush t’i menaxhojë në mungesë të Bordit, që Banka Qendorore s’ka Guvernator dhe që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional.

Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!  Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

 

Me ironi, Hoti ka thënë se të gjitha këto janë kaluese dhe të parëndësishme, sepse së shpejti do të fillojnë punën Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran dhe se më s’do të ketë krizë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vuçiç për ish-kryeministrat e Kosovës

“Merreshim vesh për diçka, me Kurtin për asgjë”

Deklarata e frikshme e anëtarit të Nismës

“Albin Kurti ka 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”