Ministrja e Financace, Delina Ibrahimaj, u shpreh në një konference për mediat se rritja ekonomike në vend në vitin që lamë pas, 2022, ka qenë 4.48 %.
Ajo tha se niveli i punësimit ka qenë në rritje, teksa më tej theksoi se inflacioni në Shqipëri ka qenë më i ulëti në rajon dhe në Bashkimin Europian.
“Rritja ekonomike në vend ka qenë 4.48%. Ndërtimi në vendin e parë, shërbimet e bujqësia më pas. Rritja 4.84% tejkalim i protshmërive. Tremujori i 4 ka ndikimin më të madh. Niveli i punësimit ka qenë në rritje. Kryefjala e të gjitha analizave ekonomije ka qenë inflacioni 6.7% ndjeshëm më ulët se inflacioni në rajon dhe në BE”, tha ajo.
Ndërkohë, sipas saj bilanci nëse ka pasur apo jo rritje çmimesh në vendin tonë, do të bëhet pasi të dalin shifrat zyrtare, por shtoi se deri më tani qeverisë nuk i rezulton se ka pasur një rritje të përgjithshme të çmimit të bukës.