06.03.2023 - 13:44
Pas disa ndeshjeve jo të mira, Inter ka bërë detyrën sot dhe është rikthyer te fitorja në kampionat. Në një ndeshje të mirë në shtëpi zikaltërit mundën 2-0 Leccen, duke shkuar kështu në kuotën e 50 pikëve, 15 më pak se Napoli kryesues.
Golin e parë e shënoi Mkhitaryan ndërsa më pas 3 pikët i hipotekoi Lautaro, me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Lecce nuk bëri asgjë në këtë takim, teksa mendoi vetëm për t’u mbrojtur.
Ndeshja e radhës për ekipin e Inzaghit është ajo ndaj Spezias në transfertë. Sakaq, Lecce pret Torinon në shtëpi.