MENU
klinika

Statistikat

Interi tabu për Specian, por frikësojnë transfertat

10.03.2023 - 13:50

Specia do të presë Interin për t’u përballur në javën e 26-të të Seria A. Ja statistikat e përballjeve të ekipeve:

-Interi ka mbetur i pamposhtur në pesë ndeshjet e Serisë A kundër Specias, falë 4 fitoreve dhe 1 barazimi. Zikaltrit kanë shënuar gjithsej 11 gola kundër ligurëve në kampionat, kundrejt 3 golave të pësuar.

– Interi dhe Specia nuk janë përballur asnjëherë mes tyre në “Pico” në Serinë A në fundjavë. Përballja e parë ishte një barazim 1-1 të mërkurën më 21 prill 2021, e ndjekur nga një sukses 3-1 për zikaltrit të premten më 15 prill 2022.

– Specia nuk ka fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A (3 barazime, 4 humbje), megjithëse ka barazuar dy të fundit, me Leonardo Sempliçin në krye. Ligurianët nuk kanë shënuar kurrë një seri më të gjatë të barazimeve të njëpasnjëshme në kompeticion.

– Interi nuk ka arritur të gjejë fitoren në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit jashtë vendit kundër kundërshtarëve ligurë në Serinë A (4 barazime, 1 humbje), pasi i kishte fituar të gjashta ndeshjet e mëparshme.

– Interi nuk ka fituar në 3 nga 4 ndeshjet e fundit jashtë fushe në kampionat (2 barazime, 1 humbje) dhe nuk ka shënuar në dy më të fundit. Hera e fundit që ai nuk arriti të shënonte në më shumë ndeshje radhazi në Serinë A larg “San Siro”-s ishte në janar 2013 (3).

– Specia nuk ka shënuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serinë A. Në 45 vitet e fundit vetëm dy skuadra kanë luajtur më shumë ndeshje në shtëpi radhazi gjatë një sezoni në ligën e parë pa shënuar: Parma (8 në 2020/21) dhe Sampdoria (7, vetëm në 2022/23).

– Specia është e vetmja skuadër që nuk ka shënuar asnjë gol nëpërmjet lojtarëve zëvendësues në pesë kampionatet e mëdha europiane këtë sezon. Nga ana tjetër, Interi ka shënuar 7 gola me lojtarët që kanë hyrë nga stoli në këtë kampionat, më pak vetëm se Napoli (12), Fiorentina (11) dhe Udineze (8).

– Asnjë skuadër nuk ka tentuar më shumë goditje me kokë se Interi në këtë sezon të Serisë A (81), ndërsa Specia është skuadra që ka pësuar më shumë goditje me këtë mënyrë (64).

– Mbala Nzola ka shënuar 6 gola në 7 paraqitjet e tij të fundit në Serisë A, mesatarisht 0.9 gola për ndeshje. Në 14 ndeshjet e tij të para në këtë kampionat, mesatarja ishte 0.4 gola për ndeshje.

– Lautaro Martinez ka qenë i përfshirë në gjashtë gola kundër Specias në Serinë A (3 gola dhe 3 asiste), më shumë se çdo kundërshtar tjetër aktualisht në kompeticion. Në fakt, në përgjithësi ka marrë pjesë aktive në më shumë gola vetëm kundër Kaljarit (9 gola falë 8 golave dhe 1 asist).