MENU
klinika

"E ka lënë mundësinë e hapur"

Ivica Daçiç: Serbia mund t’i vendosë sanksione Rusisë

27.03.2023 - 12:38

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka theksuar se Serbia ka lënë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Daçiç u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse qytetarët dhe ekonomia serbe mund të vuajnë nga pasojat e mos vendosjes së sanksioneve.

“Ne kemi thënë gjithmonë dhe e themi tani, se do të monitorojmë se si vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë reflekton në ekonominë tonë dhe gjithmonë e kemi lënë të hapur mundësinë që ajo të ndryshojë nëse ekonomia jonë dhe qytetarët tanë fillojnë të pësojnë dëme të pariparueshme”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN