MENU
klinika

Analiza

Johnson në krye të NATO-s? Pengesë mund të bëhet Macron!

02.03.2023 - 10:30

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, po synon seriozisht postin e kreut të NATO-s, pasi mandati i kreut të sotëm Jens Stoltenberg ka përfunduar, dhe është shtyrë vetëm për hir të situatës në Ukrainë.

Gjatë një interviste me mediat ukrainase, Johnson ka deklaruar se “është një ide e mirë, ky plan ekziston. Mendoj se kësaj radhe do të jem me fat”, ka deklaruar Johnson.

Pengesë për të mund të ishte rregulli që përcakton se kreu i NATO-s duhet të jetë nënshtetas i Bashkimit Europian, diçka që pas BREXIT Britania e Madhe nuk është më. Por për Johnson ky mund të jetë çështje që tejkalohet.

“Mendoj se jam një kandidat i shkëlqyer. Duhet thënë se tashme kemi një NATO më të fortë se kurrë, e gjallë”, ka theksuar ish-lideri konservator, duke konkretizuar zërat që kishin qarkulluar javët e kaluara.

Do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por kritikët mendojnë se Johnson me shumë mundësi mund të haset me veton e presidentit francez Macron.

Boris Johnson Says Europe Is Facing 'Biggest Security Crisis In Decades' Over Ukraine | HuffPost UK Politics

Vetoja mund të vijë po aq lehtë nga Joe Biden, presidenti amerikan, me të cilin Johnson është përplasur për Brexit dhe protokollin e Irlandës së Veriut. Ose nga Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë. Ose një sërë anëtarësh të NATO-s që janë gjithashtu anëtarë të BE-së dhe e shohin Johnson-in si aspak serioz.

Megjithatë, pengesa më e madhe që Johnson të bëhet kreu i NATO-s nuk ka të ngjarë të jetë mungesa e mbështetjes nga anëtarët e aleancës, por mungesa e entuziazmit nga vetë ai.

Ka pak indikacione bazuar në veprimet e Johnson në javët e fundit se ai është gati për një punë të lodhsme. Ky është njeriu që, megjithëse ende Kryeministër, zgjodhi të anashkalojë takimet urgjente të Cobra-s duke u përgatitur për një valë vdekjeprurëse të të nxehtit për të bërë një festë në fshat.

Roli i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s kërkon diplomaci vigjilente për të mbajtur të qëndrueshme aleancën prej 30 anëtarësh.

Është lloji i diplomacisë që bëhet shpesh në prapaskenë, me pak bujë për rezultate pozitive, por me shumë kritika për dështimet ose gabimet.

Është një rol prestigjioz, por shpesh i injoruar, vështirë se një pozicion që do të tregonte pika të forta të Johnson. Plus, e ka zyrën në Bruksel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN