MENU
klinika

Pogba në fushë pas 219 ditësh!

Juventus rikthehet i frikshëm

01.03.2023 - 15:12

Pas fortunës ka diellë në shtëpinë e Juventusit. ‘Zonja e vjetër’ fitoi 4-2 derbin të martën ndaj Torinos edhe pse e pa vetën dy herë në disavantazh. Gjithsesi për të nderuar ekipin e Allegrit mendoi fillimisht Cuadrado, më pas Danilo e Bremer dhe në fund Rabiot.

Në minutën e 68 hyri si zëvendësues në fushë Poul Pogba, mesfushori i ardhur me bujë, por që debutimin këtë sezon e bëri pikërisht në javën e 24 kundër Torinos. Për francezin kishin kaluar 219 ditë nga hera e fundit që kishte luajtur, si pasojë e dëmtimeve rradhazi.

Ajo që entuazismon më shumë është fakti se Juventus u ngjit në vendin e shtatë me 35 pikë, 10 më pak se Lazio e vendit të katërt, që është edhe pozicioni i fundit që të dërgon në Champions. Gjithsesi para derbit me Torinon Juventus bëri zyrtarisht edhe apelin në CAS-in sportiv të Italisë për ti rikthyer 15 pikët e hequra. Trajneri Allegri pas derbit u shpreh me bindje se Juventus ka 50 pikë, duke llogaritur edhe heqjen e dënimit.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”