Media prestigjoze spanjolle, RTVE, ka përzgjedhur të bëjë pjesë të ciklit televiziv “Shtegtim me Juan e Migas”, Kalanë e Rozafës.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale.
Margariti tha se kalaja e Rozafës do të vijë në ciklin televiziv përmes personazhit Juan dhe qenit të tij besnik, Migas, të njohur në median spanjolle si udhëtarë të pandarë.
Kalaja e Rozafës zgjon gjithnjë e më shumë interesin e mediave të huaja, si dhe artistëve të huaj ku kanë xhiruar edhe filma.
E lashta kala e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.