MENU
klinika

Cristiano Ronaldo shfrenon fantazinë

Kampionati arab mes 4-5 më të fortëve në botë

23.03.2023 - 18:07

Portugalia luan sot në 20:45 kundër Lihtenshtejnit për grupin J kualifkues në Euro 2024. Në lidhje me këtë duel ka folur edhe Cristiano Ronaldo, ylli i sulmit që iu bashkua sërish ekipit në moshën 37-vjeçare. CR7 tregoi për mediet vështirësitë pas Kupës së Botës dhe kalimin e tij te Al Nassr, ndërsa me guxim tha se për disa vite liga e Arabisë Saudite në futboll do jetë ndër 4-5 më të fortat në botë.

“Jam befasuar këndshëm. Lojtarët e huaj kanë cilësi të ndryshme. Pesë, gjashtë apo shtatë vjet nga tani do të jetë liga e katërt ose e pestë më konkurruese në botë nëse ata vazhdojnë me të njëjtin plan. Unë jam duke luajtur, kam minuta”, tha fillimisht sulmuesi.

CR7 pranoi se kishte qenë një fund i vështirë i vitit, pasi Portugalia u mposht nga Maroku në Kupën e Botës, ndërsa ai vetë u largua nga Manchester United.

“Ndihem shumë mirë. Kjo është shtëpia ime. Kemi pasur kohë të mendojmë. Kam kaluar vështirësi dhe nuk doja të hidhja poshtë. E pashë Cristianon në situata që nuk i kisha parë më parë”, tregoi mes të tjerash portugezi.

Më pas CR7 tregoi se trajneri Roberto Martinez ka besim te aftësitë e tij dhe se do jetë gjithmonë gati për kombin.

“Jam i lumtur sepse trajneri mbështetet tek unë. Ai pati një bisedë me të gjithë lojtarët dhe gjithashtu me mua. Unë kam ende dëshirën për ta çuar Portugalinë në krye. Sa herë që trajneri dëshiron të besojë tek unë, unë do të jem i disponueshëm”, përfundoi Ronaldo.