MENU
klinika

Informacionet e para

Kanosi me armë 32-vjeçarin në Tropojë, në kërkim i riu

12.03.2023 - 11:41

Kanosi me armë, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, dhe i mori automjetin, shpallet në kërkim 22-vjeçari.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav” në kërkim u shpall shtetasi Emiljan Pepkolaj.

I riu u shpall në kërkim pasi, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Dubrav”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin e 32-vjeçarit dhe duke përfituar nga errësira, mundi të largohej.

Policia vijon kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Dubrav”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”, janë vënë në ndjekje të autorit.

22-vjeçari, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në vendin e quajtur “Kalata e trageteve”, Fierzë, ka braktisur automjetin tip “Lançia” dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.

Shërbimet e Policisë kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.