15.03.2023 - 17:37
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të shqyrtojë nesër kërkesën ankimore të grupit të Alibeajt për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Mbledhja e KAS do të zhvillohet nesër (16 mars) në orën 12:00.
Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e grupit të Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.
Shkak është bërë, sipas kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit, mungesa e dokumentacioneve të nevojshme për regjistrimin e forcave politike në zgjedhje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD, por..."
Celibashi vendos: Basha është kryetar i PD-së, ka të drejtë të regjistrojë partinë në zgjedhjet e 14 majit
Regjistrimi i PD në zgjedhje