MENU
klinika

Vendimi për vulën e PD

Klevis Balliu: S’e vendosin gjykatat e Pamela Ballukut se kush është opozita!

03.03.2023 - 13:16

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë sot kundër qeverisë Rama.

Teksa u pyet në lidhje me vendimin që pritet të japë sot Gjykata e Apelit për vulën e PD, ndërsa ai tha se nuk mund të vendosin këto institucione se kush është opozita.

“Kryeministri ka shpopulluar vendin, ka lënë nënat e këtij vendi me lot në sy se fëmijët janë laguar me gomone. ‘Ose drogën, ose largohu me gomone’, këtë zgjidhje iu ka lënë të rinjve. Gjykatat e Pamela Ballukut….Nuk e vendosim gjykatat se cila është opozita. Ja kush është opozita e keni në këmbë. është përballë kryeministrisë, në Vlorë, në Dibër, kjo është opozita. Nuk presim ne makinacionet dhe lojërat e shëmtuara. Gjykata ka punët e veta, por opozita është e qartë se kush është. Kryetari i PD është në krye, Sali Berisha. Do i dalim vend zotit. S’mund të lejojmë të shkatërrohet populli. Qytetarëve u vidhen paratë, një pjesë të tyre ua çon McGonigal. Kërkonin që të ekzekutonin opozitën. Qytetarët janë këtu për problemet dhe vjedhjet që u bën qeveria. Vjedh me inceneratorët, Portin e Durrësit. I dëbon të rinjtë, i largon me gomone, zgjidhni me gomone thotë, ose ejani tek droga. Të ikë me gomone vetë ai e me të gjithë shpurën që ka nga pas. Mungesa e rinisë ndjehet në shpirtin dhe zemrën e çdo nënë dhe babai. Këtë krim ka bërë Edi Rama. Rusia dhe Serbia ka pasur qëllim shpopullimin e vendit, Rama kërkon të vërë në funksion ëndrrën Putinistë. Nuk do ta lejojmë. Opozita është në krye të këtij aksioni bashkë me qytetarët shqiptarë”, tha Balliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Ka një identitet dhe strukturë politike…“

Alibeaj: Do kemi një parti të re

‘Demonstrim për të treguar muskujt’

Kadilli: Protesta nuk pret datën 11…

“Do krijojmë Bord Kombëtar për Informimin”

Rama: Transparencë mbi çdo vendim apo kontratë të nënshkruar