MENU
klinika

Dy ndeshjet që zhvillohen në qershor

Kombëtarja detyrim gjashtë pikët

28.03.2023 - 16:32

Kombëtarja kuqezi humbi dje 1-0 me Poloninë në Varshavë, me tanët që e nisën fushatën e Europianit 2024 jo mirë. Paçka humbjes me një gol, të besuarit e Sylvinhos krijuan disa raste dhe patën mundësi të mira për të shënuar.

Tanimë e gjithë vëmendja e Kombëtares dhe tifozëve do përqëndrohet në muajin qershor, kur do luhen dy ndeshjet e radhës në grupin E. Në “Air Albania” në 17 qershor kuqezinjtë presin Moldavinë, teksa tre ditë më pas në 20 qershor luajmë në transfertë me Ishujt Faroe.

Duket se gjashtë pikët janë një detyrim për kuqezinjtë, që kanë kundërshtar direkt për një vend në finalet e Europianit Poloninë dhe Çekinë. Kujtojmë se grupi E kryesohet nga Çekia me katër pikë, Polonia vjen e dyta me tre, teksa Moldavia ka dy pikë. Ishujt Faroe kanë një pikë, ndërsa në fund Shqipëria me zero pikë. Kuqezinjtë tanë dhe Ishujt Faroe kanë zhvilluar një duel, teksa tre skuadrat e tjera kanë luajtur dy.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola