MENU
klinika

3 gola nga Luksemburgu

Kombëtarja humbet në ‘Air Albania’

15.03.2023 - 23:35

Kombëtarja shqiptare U-17 e femrave zhvilloi këtë të mërkurë sfidën e parë kundër përfaqësueses së Luksemburgut, e vlefshme për ndeshjet e raundit të dytë të ligës B të Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë. Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Agustin Kola u mposhtën me rezultatin 0-3 nga Luksemburgu në takimin e zhvilluar mesditën e sotme në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në Tiranë.

Luksemburgaset e nisën ndeshjen mirë, duke përfituar edhe nga gabimet e vajzave kuqezi. Merlevede në minutën e 14-të dhe Konsbruck në 45+1 nga pika e bardhë shënuan në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë mikeshat sërish me Merlevede (dopietë) shënuan për 0-3. Pas ndeshjes së parë në këto kualifikuese, vajzat kuqezi janë në vendin e fundit me zero pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë U-17 në këtë raund të dytë të Kampionatit Europian. Ndeshja tjetër e Kombëtares shqiptare do të jetë ajo ndaj Islandës më 21 mars në orën 11:30 në stadiumin ‘Air Albania’. Sakaq, më 18 mars, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit B4, mes Luksemburgut dhe Islandës, në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30.

Renditja:

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin