Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar mbrëmjen e sotme (9 mars) kontrolle në banesën e partneres së ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj.
Gjatë kontrolleve janë gjetur një shumë e madhe parash në prerje euro.
Panorama Tv meson se kontroll ka pasur edhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Disa ditë më parë është bërë një padi penale në SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Padia ka të bëjë me një vilë që sipas Paditësit e ka përfituar nga Arben Ahmetaj në Hamallaj nga pronari i inceneratorëve, Klodian Zoto, duke e lidhur drejt për drejt me korrupsionin e kësaj afere.
Paditësi pretendon se vila u porosit nga Klodian Zoto dhe tani është emër të bashkëjetueses së Ahmetajt, Eriola Hoxha dhe kap vlerën e 1 milionë eurove.