MENU
klinika

"PD do regjistrohet sipas parashikimeve ligjore"

KQZ i dha 48 orë afat për plotësimin e dokumentacionit, Alibeaj: Nuk kemi një shkresë zyrtare

09.03.2023 - 23:02

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se KQZ nuk i ka dërguar asnjë shkresë zyrtare, për atë që komisioneri Ilirjan Celibashi tha se i ka lënë 48 orë afat për të plotësuar dokumentacionin për t’u regjistruar në zgjedhjet e KQZ.

Në emisionin “Open” në News24, Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje sipas parashikimeve ligjore.

Ai tha se dokumentacioni për të cilin foli Celibashi është një angazhim solemn i kreut të partisë.

“Sipas ligjit dhe kodit zgjedhur PD do të regjistrohet sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër. Parashikimet ligjore janë në kodin zgjedhor dhe të mbështetura në dokumentacionin e depozituar në KQZ.

Edhe tani që flasim nuk ka një shkresë nga Celibashi i cili të radhisë arsyet që sipas tij e çuan në atë përfundim, që i lihen 48 orë për plotësimin e dokumentacionit.

Duhet që komunikimi mes palëve të jetë me shkresë. Unë kam autorizuar zotin Sefa, për të njohur publikun dhe mediat për arsyet e këtij qëndrimi.

Me aq sa dëgjova dhe juristët me shpjeguan, ka një pretendim që në gjithë setin e dokumenteve që duhet për të regjistrua një parti do të duhet të jetë edhe një deklaratë ku kryetari i partisë merr një angazhim solemn, që struktura partiake e tij teksa futet në proces zgjedhor nuk do përfshihet në veprimtari antiloigjore”, tha Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I hodhën pataten e nxehtë në prehër e thanë zgjidhe ti"

Lorenc Vangjeli: Celibashi i vetmi i pafajshëm në kaosin e PD-së