MENU
klinika

“Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm”

Kryebashiakja e Patosit: Falenderoj PS për 3 mandate

27.03.2023 - 11:01

Kryebashkiakja aktuale e Patosit, Rajmonda Balili, i ka shprehur mirënjohje Partisë Socialiste që i kanë besuar tre mandate si kryebashkiake.

E teksa ajo nuk do të jetë kandidate për kryetare të Patosit, ka përshëndetur vendimin e kryesisë së PS për kandidaturat e Qarkut Fier, ku përcjell urimet për Eriselda Sefën në Lushnje, Armando Subashin në Fier, Qerim Ismailin në Mallakastër, Majlinda Bufin në Roskovec, Josif Gorenjën në Divjakë dhe Fatjon Duraj në Patos.

Ndër të tjera ajo shprehet se gajtë drejtimit kë kësaj bashkie ka kryer investime që shumë drejtues burra nuk ja kishin dalë, tek një administratë me 65% të rinj, mbi 50% e nivelit drejtues janë vajza e gra.

Kujtojmë që kur drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla prezantoi kandidatët e Fierit vlersoi punën e Rajmonda Balilit, teksa tha se duhen energji të reja.

“Falenderoj dhe vlerësoj shumë punën që ka bërë deri tani në Patos Rajmonda Balilaj. Edhe në Patos shumë më mirë është punuar, ndërkohë që nuk ka asnjë dyshim pse Rajmonda nga viti 2011 në këto 3 mandate ka bërë një punë të shkëlqyer. Por për shkak se mendojmë që 12 vite në krye të kësaj bashkie kanë qenë mjaftueshëm, në kryesi në mënyrë unanime u ra dakord që të shkojmë për një kryetar të ri, Fation Duraj, një inxhinier me shumë energji të reja”, tha Balla për kryebashkiaken e Patosit.

Postimi i plotë:

Përshëndes vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste për kandidaturat e Qarkut Fier, ku përcjell urimet për Eriselda Sefën në Lushnje, Armando Subashin në Fier, Qerim Ismailin në Mallakastër, Majlinda Bufin në Roskovec, Josif Gorenjën në Divjakë dhe Fatjon Duraj në Patos.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste e cila më besoi tre mandate për të drejtuar Bashkinë Patos, fillimisht si një nga tre gratë që drejtonin bashkitë e vendit e më pas si e vetmja kandidate grua në Shqipëri që i besohej drejtimi i qytetit tre mandate radhazi.

Fryma që kam dashur të përcjell në ekipin tim administrativ, në forcën politike ku aderoj apo në komunitet lidhet me gjithëpërfshirjen.

I jam mirënjohëse familjes së madhe socialiste Patos, ku kemi investuar energjitë dhe përkushtimin e pakushtëzuar dhe kemi siguruar fitore të njëpasnjëshme.

I jam mirënjohëse ekipit tim, me të cilët kemi ndërtuar ura të forta bashkëpunimi dhe kemi punuar për qytetin që gëzojmë sot.

I jam falenderuese dhe mirënjohëse, bashkëqytetarëve të mi, për duart që kemi shtrënguar dhe mënyrën se si kemi bashkëqeverisur, për mirëkuptimin, dashamirësinë, besimin, për gjithçka kemi ndarë, në ditët e mira e të vështira.

Më vjen mirë tek qendroj në anën e duhur të historisë, tek dëgjoj ( ndjesë për modestinë) se kem kryer investime që shumë drejtues burra nuk ja kishin dalë, tek një administratë me 65% të rinj, mbi 50% e nivelit drejtues janë vajza e gra dhe kam drejtuar një bashki që ka qenë promotore e nismave të spikatura.

Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm me njerëz të jashtëzakonshëm!

Jemi në rrugën e duhur për të vulosur sërish fitoren #PatosinQëDuam.

Faleminderit të gjithëve!

Suksese ekipit të Partisë Socialiste!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN