MENU
klinika

Themelimi i Kishës Ortodokse Shqiptare

Kur u mbajt Mesha e parë në gjuhën shqipe?

22.03.2023 - 13:35

Sot, në 22 mars përkujtojmë mbajtjen e Meshës së parë në gjuhën shqipe dhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston.

Mesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt më 22 mars 1908, prej atë Theofan Nolit në sallën e “Kalorësve të Nderit”, në Boston të SH.B.A. Liturgjia Hyjnore e përkthyer nga Fan Noli, tingëllonte shumë bukur në gjuhën shqipe dhe kuptohej nga besimtarët e pranishëm. Po atë ditë shqiptarët u mblodhën në sallën “Feniks” dhe themeluan Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit. Kryekisha e Shën Gjergjit në Boston është themeluar më 22 mars të vitit 1908 dhe është kisha e parë ortodokse shqiptare në Amerikë. Grupi nismëtar për themelimin e kryekishës së Shën Gjergjit përbëhej nga patriotë shqiptarë me ideale të larta ardhedashurie.

Disa prej tyre qenë: Nikolas Kristofer, arkëtar, Xhorxh Toli, sekretar, Filip Vasili, ndihmëssekretar, Misto Millona, Harri Kaçka, Xhon Kozma, Kosta Racka etj. Klerikët që kanë meshuar në gjuhën shqipe në këtë kishë kanë qenë: Atë Theofan Noli, Atë Naum Çere, Atë Damian Angjeli, Atë Stath Melani, Atë Nikolas Kristofor, Atë Dhosi Katundi, Atë Thimi Theodhosi, Atë Vangjel Çamçe, Atë Vani Çani, Atë Krist Elli, Atë Artur Liolin, etj.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe