MENU
klinika

Liqenet e Lurës një nga perlat e Shqipërisë

“Kush nuk ka parë Lurën nuk njeh Shqipërinë”

17.03.2023 - 15:08

“Kush nuk ka parë Lurën nuk njeh Shqipërinë” është një shprehje të cilën e ka thënë kolosi i Kombit Shqiptarë, Gjergj Fishta, për të shprehur adhurimin për një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, përcjellë KultPlus.

Lura përbën një territor prej 1.280 hektarësh, në të cilin shtrihen 7 liqene akullnajore me një pejsazh mahnitës. Prej liqeneve, më të mëdhenjtë janë:

Liqeni i Madh, me 32 hektarë

Liqeni i Pishave, me 13 hektarë

Liqeni i Zi, me 8 hektarë

Liqeni i Luleve, me 4 hektarë.

Liqeni i Zi, është liqeni me thellësinë më të madhe, dhe prej nga edhe e ka marrë emrin i zi, sepse thellësia bën që liqeni të ketë një pamje më të errët nga të tjerët.

Përderisa gjatë verës në Lurë mbizotëron një pamje e gjelbër, gjatë dimrit këta liqene ngrijnë duke i dhënë vendit një pamje të kristaltë.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe