MENU
klinika

Plani franko-gjerman

Lajçak nis sot vizitën dyditore në Kosovë

09.03.2023 - 10:55

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndodhet për një vizitë dyd ditore në Prishtinë.

Lajçak ndodhet në Kosovë për të diskutuar për takimin e rëndësishëm që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë pritet të takohet me krerët e institucioneve shtetërore dhe me ata të partive opozitare.

Vizita e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd vjen pas takimit të 27 shkurtit, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e pranuan planin evropian për normalizimin e raporteve. Bartësit e dialogut po ashtu u shprehën të gatshëm të punojnë në planin për zbatimin e këtij propozimi.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe të modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura!"

Dialogu/ Brnabiç bisedë telefonike me Borrell dhe Lajçak