MENU
klinika

Diskutojnë për dialogun Kosovë-Beograd

Lajçak takon raportuesin për Serbinë në PE

28.03.2023 - 10:09

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçka bëri të ditur se me Bilçikun ka diskutuar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për detajet e marrëveshjes së Ohrit.

“Është mirë të shoh Vladimir Bilçikun në Bratislavë. Ne diskutuam zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe punën e Parlamentit Evropian”, shkroi Lajçak në Twitter.