“Mirënjohje per Mësuesin” titullohet koncerti që liceu artistik “Jordan Misja” së bashku me “Shkollën Kombëtare Koreografike” do të zhvillojnë në Tiranë, të hënën me datë 6 mars në orën 17.00, në ambientet e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.
Ky koncert do të zhvillohet në kuadër të festës së mësuesit dhe përmban disa pjesë nga kompozitorët themelues së muzikës serioze dhe baletit shqiptar, si Cesk Zadeja, Tish Daija, dhe Tonin Harapi, si edhe pjesë klasike dhe moderne së muzikës ndërkombëtare.
Për herë të parë do të ekzekutohet himni “Feleminderit Mësues” nga Orkestra Simfonike dhe Kori i Liceut, i krijuar posaçërisht për këtë festë nga kompozitori i mirënjohur Endri Sina, mbi tekst të Mimoza Bicit.
Pjesët e ekzekutuara nga Okestra Simfonike dhe Kori do të shoqërohen me numra koreografikë nga ballerinët e “Shkollës Kombëtare Koreografike” nën drejtimin e dirigjentëve te liceut Mira Sulejmani, Besa Kacinari dhe Andi Kongo. Ky bashkëpunim sinergjik vjen për herë të parë, mbas shumë dekadash, me inciativën e drejtoreshave të dy shkollave artistike kryesore të vendit Etleva Kolnikaj dhe Blerina Arbana.