MENU
klinika

'Pista' për Chelsea dhe Tottenham

Liverpool mposhtet nga Bournemouth

11.03.2023 - 17:53

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 27-të. Duelet e kësaj të shtune kanë ofruar surpriza, teksa Bournemouth fitoi 1-0 në shtëpi me Liverpoolin. Djemtë e Klopp duket se u “dehën” nga suksesi 7-0 kundër Unted një javë më parë, duke dështuar në një transfertë ku fitorja ishte detyrim. Në 16:00 luhen katër duele të tjera, teksa Palace dhe City përballen me fillim nga 18:30.

Në “Vitality Stadium”, Bournemouth vendas fitoi 1-0 me Liverpoolin. Vendasit që në fillim të lojës treguan se nuk do ishin kalimtarë në këtë përballje, duke shënuar qysh në të 28 minutë me Billing, kjo pas asistit të Ouattara. Për t’u përmendur minuta e 69 e takimit, kur Salah nga pika e bardhë e penalltisë gaboi për të vendosur ekuilibrat. Me këtë fitore Bournemouth lë vendin e fundit dhe me 24 pikë pozicionohet në vendin e 17-të. Liverpool me 42 pikë mban vendin e pestë.

Premier League – java 27-të:

13:30 Bournemoth 1-0 Liverpool

16:00

Everton – Brentford

Leeds – Brighton

Leicester – Chelsea

Tottenham – Nottingham

18:30

Crystal Palace – Manchester City

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin