MENU
klinika

Si reaguan familjarët e saj dhe të Kristit?

Lorenci pranon publikisht lidhjen me Keisin

26.03.2023 - 12:16

Lorenc Hasrama, i i pyetur në dhomën e rrëfimit, ka pranuar publikisht se ka patur një lidhje me Keisi Medinin jashtë “BBV.” Pavarësisht se kishte kërkuar që rrëfimi i tij të mos transmetohej, “Vëllai i Madh” vendosi ta ndajë dje me banorët e tjerë dhe gjithë publikun.

Shkak duket se është bërë fakti se Lorenci prej ditësh është përfshirë në debate me Kristin dhe vazhdimisht këto ditë është aluduar se shkaku i ndarjes së Keisit nga Kristi ka qenë pikërisht hyrja e Lorencit. Keisi e hodhi poshtë këtë gjë, por u shpreh mjaft e prekur nga deklarata e Lorencit në dhomën e rrëfimit

për raportin mes tyre, por nuk e mohoi që ka patur një lidhje me Lorencin.

E gjithë kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e familjarëve jashtë të Keisit dhe Kristit, me të cilin ajo pati një njohje të shkurtër brenda “BBV.” Babai i Keisit, Sabiani, është treguar i ashpër me Lorencin ndërsa kërkon nga e bija që ajo të dalë nga jashtë shtëpisë.

“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje kësaj radhe. Nuk futem më aty të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkruan Sabiani.

Një reagim ka ardhur edhe në llogarinë zyrtare të Kristit në Instagram, nga familjarët e tij që menaxhojnë faqen. Në një shkrim të shkruar në vetën e parë, ata theksojnë se Kristi nuk ka marrë asnjë kërkesë faljeje as nga banorët as nga Keisi.

“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënis, kur u konfrontuan me të vërtetën????? Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që më bëri????”– shkruhet në Instastory-n e Kristit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Kristi u shpreh se ka respekt për Keisin dhe nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj saj për gjithçka që ndodhi. “Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet”- tha mes të tjerash Kristi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat e përfituesve që do t’u lëvrohen paratë nga banka!

842 familjet që përfitojnë kredi të butë për shtëpi


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë