MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Lukashenko, peng i gjeografisë dhe i Putinit…

08.03.2023 - 09:30

Javën e kaluar, banorët e Machulishchy ishin të trembur teksa ushtarët dhe policia vërshuan nëpër qytetin e tyre të vogël në skaj të Minskut, kryeqytetit të Bjellorusisë.

Kordonet dhe pikat e kontrollit u ngritën me nxitim për milje rreth bazës ajrore lokale, e cila ka qenë mikpritëse e forcave ruse gjatë luftës së saj kundër Ukrainës.

Ishte e qartë për këdo në atë mëngjes të ftohtë dimri se shërbimet bjelloruse të sigurisë – të njohura si KGB – ishin në panik.

Populli bjellorus, i cili është i lodhur nga mbështetja e qeverisë së tyre për pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Kremlini, kishte goditur  pikërisht në zemër të ushtrisë ruse.

Partizanët tanë kundër luftës kishin fluturuar dy dronë mbi bazën ajrore ish-sovjetike dhe hodhën bomba mbi një avion vëzhgimi A-50U, një aeroplan spiun rus 275 milion £ i përdorur për të identifikuar objektivat brenda Ukrainës. Beriev A-50, i cili përdor një sistem zbulimi radar me rreze të gjatë për të gjurmuar deri në 60 objektiva në të njëjtën kohë, u dëmtua rëndë.

Fatkeqësisht për KGB-në bjelloruse, luftëtarët heroikë të rezistencës që talleshin me fuqinë ushtarake ruse, arritën t’i shpëtonin postblloqeve. Ata tani janë të sigurtë jashtë vendit.

Pa dyshim, Alexander Lukashenko, diktatori tiranik i Bjellorusisë dhe aleati i vetmuar i Kremlinit, do të kishte pasur një diskutim të pakëndshëm kur të merrte një telefonatë nga Vladimir Putin.

Lukashenko do të jetë veçanërisht nervoz pasi pozicionin e tij ia detyron presidentit rus.

Belarus’ President Alexander Lukashenko (R) greets his Russian counterpart Vladimir Putin at a meeting during a summit of the Commonwealth of Independent States (CIS) in Minsk, October 10, 2014. REUTERS/Vasily Fedosenko (BELARUS – Tags: POLITICS)

Presidenti rus dërgoi propagandues, mbështetje financiare dhe, tanke në një përpjekje për të mbështetur aleatin e tij të vjetër sovjetik – më pas e detyroi atë të paguante borxhet e tij duke kërkuar mbështetje për pushtimin katastrofik të Ukrainës 18 muaj më vonë.

Shumica dërrmuese e popullit tim janë të tmerruar nga ajo që po ndodh në Ukrainë.

Sulmi ndaj aeroplanit spiun rus nuk është shembulli i parë i rezistencës. Partizanët kibernetikë kanë kryer një sërë sulmesh të guximshme në bazat e të dhënave shtetërore të Bjellorusisë. Luftëtarët e rezistencës kanë hedhur në erë rrjetet e transportit në një përpjekje për të kufizuar furnizimin me armë ruse në Ukrainë. Dhe qindra bjellorusë janë regjistruar për të luftuar agresorin rus në vetë territorin ukrainas.

Për sa kohë që Lukashenko leh si një qen rus, lufta e Ukrainës për liri do të jetë më e ashpër.

Nuk do të ketë Ukrainë të sigurt pa Bjellorusi të lirë.

Ftesa e Lukashenkos për trupat ruse për të kryer një okupim hibrid të Bjellorusisë e ka vendosur vendin tim në qendër të krizës në Evropën Lindore. Megjithatë ajo mbetet pjesë e zgjidhjes.

Përmbysja e Lukashenkos do të përshpejtonte fitoren për Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar ka udhëhequr rrugën në vendosjen e sanksioneve kundër tiranit dhe miqve të tij. Por mund të shkojë më tej. Ne kemi nevojë për më shumë sanksione monetare dhe dytësore që synojnë ekonominë shtetërore që ushqen agjencinë e inteligjencës KGB të Lukashenkos dhe ‘makinerinë’ e luftës të Putinit.

Karim Khan tani ka ndikim të madh si kryeprokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë. Ai ka identifikuar saktë krimet e neveritshme të luftës të kryera nga forcat e armatosura ruse në Ukrainë, duke përfshirë sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturën kritike. Por Khan duhet t’i hedh një sy Bjellorusisë në vendin fqinj.

Lukashenko është gjithashtu një sponsor shtetëror i terrorizmit.

Mbretëria e Bashkuar dhe perëndimi duhet ta kuptojnë plotësisht këtë. Ne ende marrim sinjale të gabuara nga disa vende aleate që dëshirojnë të besojnë se Lukashenko është një njeri me të cilin mund të bëjnë biznes.

Disave ende u pëlqen ta mendojnë atë si një ndërmjetës të mundshëm të ndershëm, i cili, pa fajin e tij, është si një i burgosur i gjeografisë dhe peng i pavullnetshëm i Putinit.

Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta.

Perëndimi duhet të ndalojë së rënët pas gënjeshtrave të tij dhe të kuptojë se Lukashenko me vetëdije dëshiron që Bjellorusia të jetë një shtet vasal i Rusisë. Shumica e bjellorusëve janë kryesisht evropianë dhe dëshirojnë të jetojnë në paqe në një demokraci.

Ata duan që trupat ruse të tërhiqen menjëherë nga Ukraina dhe nga Bjellorusia. Ata pranojnë se Lukashenko është një kriminel lufte dhe shpresojnë se ai përfundimisht do të përballet me drejtësinë në GJPN.

Mbretëria e Bashkuar dhe perëndimi duhet të japin mbështetjen e tyre me gjithë zemër pas këtyre objektivave strategjikë kyç. Nuk po pretendoj se do të jetë e drejtpërdrejtë.

irania është si kanceri, nuk mund të trajtohet lehtë. Lukashenko dhe Putin nuk do të ndihen të shqetësuar nga masat gjysmake të perëndimit.

Bjellorusët e kuptojnë këtë, prandaj populli im vazhdon të marrë rreziqe të jashtëzakonshme për t’i treguar perëndimit se ia vlen të luftohet. Në përvjetorin e pushtimit ukrainas muajin e kaluar, aktivistët në Minsk arritën të shmangnin KGB-në dhe të ngrinin shkurtimisht një flamur të madh ukrainas në krye të një ndërtese shumëkatëshe në Minsk.

Mesazhi që shoqëroi imazhin prekës ndërsa u transmetua në kanalet Telegram të rezistencës thoshte: “Bjellorusët ngritën flamurin e Ukrainës në Minsk për të shënuar solidaritetin e tyre me popullin ukrainas.

Rroftë Bjellorusia! Lavdi Ukrainës!” Nuk mund të ishte më e qartë.

Sviatlana Tsikhanouskaya është liderja e opozitës demokratike në Bjellorusi

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profili/ Në komunizëm e thërrisnin “Babai”

“Diktatori i fundit i Europës”, që trazoi botën