MENU
klinika

Policia e burgjeve

Manja: Rregulla të reja, nuk do të lejohet përdorimi i armës jashtë orarit

08.03.2023 - 15:40

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se janë bërë disa ndryshime në ligjin për policinë e burgjeve. Gjatë deklaratës për mediat, Manja theksoi se është hequr kufiri i moshës deri në 35-vjeç për tu bërë pjesë e policisë së burgjeve, pasi ka një numër të madh vakancash. Po ashtu Manja shtoi se te punonjësit e burgjeve nuk do të lejohet përdorimi i armës jashtë orarit të punës.

“Sot kaluam disa ndryshime në ligjin për policinë e burgjeve. Ne u japim zgjidhje disa problematike, si vakancave. Kemi një numër shumë të madh vakancash. Heqim kufirin e moshës deri në 35-vjeç për tu bërë pjesë e policisë së burgjeve. Vendosja e kufizimeve moshore në ligj është edhe diskriminues. Gjithashtu hapim një dritare për pranim në policinë e burgjeve të të larguarave, apo edhe q ëvijnë nga struktura të tjera ushtarake apo policore që plotësojnë kushtet. Kemi rregulluar edhe sistemin e gradave, të ulëta dhe të mesme. Do të vendosim një sistem karriere në Policinë e Burgjeve. Ndryshimi i fundit ka të bëjë me përdorimin dhe llojin e armëve. Punonjësve të Policisë së Burgjeve nuk do t’i lejohet përdorimi jashtë orarit të punës si dhe rregullat për përdorimin e armëve neuro neutralizuese”, tha Manja.