Mark Gjonaj, ish-anëtar i këshillit në qytetin e New York distrikti 13, ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për fitoren e Nik Gjaloshjat në zgjedhjet e zhvilluara në Tuz të Malit të Zi.
Ndërsa shpreh urimin për fitoren e plotë të koalicionit“ Forumi Shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ai thekson se me këtë fitore shqiptarët do të jenë zot shtëpie.
STATUSI:
Te dashur Malesore, u ktheva ne Neë York me zemren e mbushur plot. Komuna e Tuzit per shqiptare eshte si Tirana, Prishtina, Shkupi e Presheva dhe do ti mbrojme si te shenjta sikur kisha e xhami. Me kete fitore shqiptaret do te jene zot shtepie gjenerate pas gjenerate qe Malesine ta mbrojme te jete gjithmone shqiptare. Ju jeni krenaria e kombit tone dhe shembull per trojet shqiptare!
Urime Malesore!
Urime Diaspore!
Urime Nik Gjeloshaj me bashkepuntore!