MENU
klinika

41 studio arkitekturore

Mbyllet gara ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në vend

18.03.2023 - 09:49

Kryeministri Edi Rama njofton mbylljen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Në total janë dorëzuar 86 aplikime të 41 studiove ndërkombëtare të arkitekturës.

Disa prej tyre kanë aplikuar sipas dëshirës për më shumë se një stadium. Kryeministri Rama thotë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre studiove janë me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës.

Me mbylljen e garës ndërkombëtare për këto tre vepra futbollistike, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurrojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Edi Rama.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin