MENU
klinika

Në paraburgim që në Nëntor të 2020

Më 3 Prill nis gjyqi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

20.03.2023 - 17:33

Më 3 Prill, nis gjykimi ndaj ish presidentit kosovar Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish komandantit të UCK-së Rexhep Selimi.

Deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në seancë e parë do të zgjasë deri në pesë orë. Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i ketë në dispozicion tre orë për të paraqitur argumentat e saj.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, ka kërkuar nga pala që mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të njëjtit të shmangin deklaratat të natyrës politike.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 Tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej Nëntorit të vitit 2020.

Nëse i referoheni përllogaritjeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, atëherë i bie që do të duhen 6.5 vjet që të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur 312 dëshmitarë, që i bie 46 dëshmitarë në vit dhe për ta duhen 6.5 vjet për të përfunduar procedurat.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në Dhjetor të vitit 2000 në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan. Këto pretendime janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty raport te cilin e ka hedhur poshtë edhe qeveria shqiptare duke kërkuar nisjen e një procedure tjetër në Strasburg kundër tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse do të ndodhë, çfarë do të thotë për…

A do t’i hapin Serbia dhe Kosova arkivat sekrete të luftës?

“Komandantët e dinë ku janë trupat”

A do t’i hapin Serbia dhe Kosova arkivat sekrete të luftës?