MENU
klinika

Mbijetesa në lojë

Mësoni rreshtimet e skuadrave në përballjen Kukësi-Bylis!

10.03.2023 - 13:53

Kukësi pret Bylisin në sfidën e javës së 25-të të Superiores, me të dyja skuadrat që luajnë një duel mbijetese.

Verilindorët po kalojnë një moment mjaft të mirë së fundmi, duke dalë momentalisht nga zona e ftohtë dhe për këtë arsye kërkojnë vazhdimësinë.

Nga ana tjetër, ballshiotët vazhdojnë të jenë në vendin e parafundit dhe për këtë arsye kërkojnë me çdo kusht tre pikët.

FORMNACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Lamçe, Ebert, Ndreca, Sh. Taipi, Mbarak, Domi, Gj. Taipi, Ovusu, Rashiti.

Trajner: Rr. Hallaçi

BYLIS: Teqja, Damçevski, Adili, Zhongo, Zguro, Ruçi, Loran, Eskerdinja, Trumçi, Zho Santos, Lajthia.

Trajner: N. Shensoi