MENU
klinika

Shiten 14 mijë bileta për tre orë

Milan – Napoli nën ethet e Champions League

21.03.2023 - 19:58

Milan dhe Napoli do luajnë në raundin e parë çerekfinal të Champions League, me duelin që është programuar për në 12 prill në orën 21:00 në “San Siro”. Këtë të martë ka filluar edhe shitja e biletave për këtë duel, me abonentët që kishin të drejtë të blinin bileta online. Serverët online u përballën me një fluks, teksa për tre orë kanë përfunduar 14 mijë biletat e para në shitje, me një çmim prej 59 eurosh.

Në orën 12:00 të së martës nisi shitja e biletave, teksa secili tifoz që ka një abone vjetore do mund të marrë një biletë për vete dhe tre të tjera për mbajtësit e aboneve sezonale. Mediet në Itali bëjnë me dije se janë 14 mijë bileta të shitura për tre orë, teksa deri të enjte në 23:59 vijon shitja e biletave më të lira dhe më pas hapen sektorët e tjerë të stadiumit.

Forma e mirë e Milanit në Champions League dhe arritja e Napolit për herë të parë në këtë fazë, si edhe përplasja mes italianëve ka bërë që interesi për këtë duel të jetë i madh.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin